Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Një vajzë 14-vjeçare vritet nga një luan në periferi të Nairobit
Një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi u sulmua nga një luan në periferi të kryeqytetit të Kenias, Nairobi. Ngjarja ndodhi pranë një kompleksi banimi në një fermë ngjitur me Parkun Kombëtar të Nairobit, njoftoi Shërbimi i Kafshëve të Egra në Kenia (KWS). Sipas autoriteteve, alarmi u dha nga një tjetër adoleshente, ndërsa rojet e KWS ndoqën gjurmët deri te lumi Mbagathi, ku më pas u zbuluan eshtrat e vajzës. Luani që dyshohet për sulmin nuk është gjetur ende, por janë ngritur kurthe dhe janë vendosur ekipe kërkimi për të identifikuar dhe kapur kafshën. Agjencia bëri të ditur se janë ndërmarrë masa shtesë sigurie për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen. Parku Kombëtar i Nairobit, që ndodhet vetëm 10 kilometra nga qendra...