Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme punojnë jashtë rregullave

Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme punojnë jashtë rregullave

Mbi 34.9% e tregut të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri është e paformalizuar. Por ky sektor jo pa peshë në ekonomi kryen transaksionet ndërmjet qytetarëve me bankat, Kadastrën, Tatimet dhe institucione të tjerë dhe moslicensimi i ndërmjetësve lë shteg për pastrim parash apo financime të dyshimta. Për herë të parë është realizuar një studim mbi tregun e ndërmjetësve të pasurive, ku vetë profesionistët kanë raportuar 34.9% e agjentëve që operojnë në treg veprojnë plotësisht informalë. Ka një ligj të miratuar, i cili ka vendosur standarde, por ai nuk zbatohet. Elona Hoxha theksoi për TCH se transparenca dhe siguria mbeten thelbësore në tregun e pasurive të paluajtshme.