“Një tjetër ditë Shqipërie në BE”, Rama ndan momentet nga konferenca Ndërqeveritare në Bruksel
Shqipëria ka finalizuar dje mbylljen e kapitullit 20 në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ky kapitull, i cili përkon me Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale, duke përfshirë mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, përmirësimin e klimës së investimeve, digjitalizimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, është kapitulli i katërt i mbyllur, duke e çuar vendin edhe një hap më pranë BE-së. Kryeministri Edi Rama kryesoi dje delegacionin në Bruksel. Ai ka shpërndarë në rrjete sociale fragmente nga konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri – BE. Objektivi i qeverisë shqiptare është dyfishimi i kapitujve të mbyllur, çka e theksoi dhe në konferencën e përbashkët me Komisioneren për Zgjerim Marta Kos dhe ministrin e Jashtëm irlandez Thomas Byrne.
Burimi:
javanews.al