Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një SMS foli qartë: PD nuk do rrotacion, por shpikjen e makinerisë së kohës
👁9299
Pas disfatës turpëruese të 11 majit, deputeti demokrat Eno Bozdo dha një intervistë të drejtpërdrejtë për një televizion. Me lotë në sy, ai kërkoi leje të lexonte një mesazh nga një i afërm i tij, simpatizant i Partisë Demokratike. “Kam marrë mesazhin më të bukur që kam marrë prej kohësh. Më thotë ‘Eno, mos u mërzit! Të kujtohet sa të bukura dhe emocionuese ishin vitet ’90-’91? Kemi shumë nevojë t’i përjetojmë edhe një herë’. Unë besoj se mesazhi është shumë i qartë”. Mesazhi qe vërtet emocionues, por pikërisht ky mesazh tregon problemin themelor të Partisë Demokratike. Duket sikur zoti Bozdo...