Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
NJË SKICË HARTOGRAFIKE E PANJOHUR E SHEK. XVII E ZONËS SË NËNSHKODRËS DHE ZADRIMËS – Nga Ndrekë Zalli
“Për me e dashtë historinë e kombit, duhet ma parë me e njoftë ate”Marin Sirdani Përmes një shkrimi të shkurtër me titullin “Zbulohet harta e rrallë italiane e shek. XVll për trojet shqiptare” të studiuesit Artan Shkreli në mediat online u njoha me një skicë harte të panjohur që ruhet Bibliotekën Kombëtare të Francës (Bibliothèque Nationale de France). Siç sqaron edhe autori i shkrimit “…bëhet fjalë për një dorëshkrim me penë që mban emërtesën DI ALESSIO, ndërkohë që në skedarin e arkivës titullohet frengjisht “Carte italienne de la région située à l’embouchure du Drin” (Hartë italiane e zonës që ndodhet në grykëderdhjen e Drinit).Skica sot ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Francës (Bibliothèque Nationale de France, département Cartes et plans, GE D-17186), dhe është hartuar afërsisht...