Një “shtëpi” për të gjitha fetë, 210 mijë m2 tokë në Petrelë, qeveria ngre “Parkun e Besimit”

Një “shtëpi” për të gjitha fetë, 210 mijë m2 tokë në Petrelë, qeveria ngre “Parkun e Besimit”

Të gjitha besimet nën një “çati”. Këtë synon të arrijë qeveria përmes projektit më të fundit për të ngritur ‘Parkun e Besimit’, në zonën e Petrelës në Tiranë, në afërsi të Kalasë. Me në fokus ‘bashkëjetesën fetare’, parku thuhet në dokumente e konkursit të shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare do të shërbejë si një vend që do të bashkojë besime të ndryshme Kjo hapësirë duhet t’i kushtohet promovimit të  harmonisë ndërfetare dhe të nxjerrë  në pah rëndësinë e natyrës në jetën shpirtërore dhe kulturore Korporata e Investimeve Sipërfaqja ku do ndërtohet Parku i Besimit është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorësh në vit, si dhe brenda tij do të ketë struktura që...