Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një shqiptare zgjidhet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s/ Reagon Rama: Një moment krenarie për të gjithë
Kryeministri Edi Rama e quan moment krenaria emërimin e shqiptares, Pranvera Kastrati, në postin e drejtueses së Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore). Shefi i qeverisë shprehet se Pranvera Kastrati, si përfaqësuese e Shqipërisë do “punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor”. “Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore)Tashmë një përfaqësuese e...