Një reaktor bërthamor në Hënë? New York Times zbulon planin e NASA-s

Një reaktor bërthamor në Hënë? New York Times zbulon planin e NASA-s

Foto ilustruese SHBA- Administratori i NASA-s ka lëshuar një direktivë për të përshpejtuar përpjekjet për të vendosur një reaktor bërthamor në Hënë. “Për të avancuar siç duhet këtë teknologji kritike, në mënyrë që të jetë në gjendje të mbështesë një ekonomi hënore në të ardhmen, gjenerimin e energjisë me fuqi të lartë në Mars dhe për të forcuar sigurinë tonë kombëtare në hapësirë, është e domosdoshme që agjencia të veprojë shpejt”, shkroi në direktivën e tij Sean Duffy, sekretari i transportit, të cilin Presidenti Trump e emëroi muajin e kaluar si udhëheqës të përkohshëm të agjencisë hapësinore. Në direktivë, Duffy citon planet e Kinës dhe Rusisë për të vendosur një reaktor në hënë deri në mesin e viteve 2030, si pjesë e një partneriteti për...