Një pikë kufitare, një kontroll, Kosova e Maqedonia e Veriut lehtësojnë lëvizjen në Bllacë-Hani i Elezit

Një pikë kufitare, një kontroll, Kosova e Maqedonia e Veriut lehtësojnë lëvizjen në Bllacë-Hani i Elezit

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë përuruar sot pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, në përpjekje për ta lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve mes dy vendeve fqinje, duke hequr kontrollin dhe ndalesën e dyfishtë. Pika kufitare në Bllacë është përballur me radhë të gjata në të dy anët, për shkak të kontrolleve. Por, nga tani, për udhëtarët nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas do të ketë vetëm një ndalesë. Në një fjalim rasti gjatë ceremonisë së përurimit, kryeministri Kurti e ka vlerësuar projektin si të një rëndësie të veçantë për të dyja shtetet. “Janë më shumë...
Burimi: Vizionplus.tv