Një muaj nga zhdukja e inxhinierit shqiptar Erkan Nika në Detin e Zi, familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!
Një muaj pas sulmit me dronë ndaj anijes së mallrave AROYAT në Detin e Zi, Erkan Nika, 28-vjeçari shqiptar që punonte si inxhinier i dytë në bord, vijon të rezultojë i zhdukur. Gazetarja Anila Hoxha raporton se familja e tij përsërit apelin drejtuar shtetit shqiptar, shqiptarëve kudo që ndodhen dhe autoriteteve të vendeve përreth Detit të Zi, me shpresën për të mësuar fatin e të riut. Në një njoftim të ri, familjarët e Erkan Nikës bëjnë të ditur se ende nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij, ndërsa theksojnë se deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për vdekjen e 28-vjeçarit. Sipas familjes, nga 16 anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bordin e anijes, 15 u shpëtuan, ndërsa Erkan Nika mbetet i vetmi...
Burimi:
javanews.al