Një milanist ndëshkon Interin, por Thuram rikthen barazpeshën në fund të pjesës së parë (video)
17 Tetor 2026 18:51 Telesport Pjesa e parë e sfidës Bologna-Inter, e vlefshme për javën e shtatë në Serie A, është mbyllur në barazim 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Tommaso Pobega. Mesfushori i dalë nga Milan, pas një topi t ëhumbur nga Luis Henrique, veproi si një sulmues i mirëfilltë dhe dërgoi me sukses topin në rrjetën e Josep Martinez. Në minutën e 40-të, Pobega ishte afër golit të dytë, por këtë herë Inter ishte me fat pasi topi u përplas në traverësë. Në minutën e 44-të, erdhi barazimi i zikaltërve me Marcus Thuram. Francezi kërceu mbi mbrojtësit vendas dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-1. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al