Një letër pa adresë

Një letër pa adresë

Nga: Hys Shkreli I nderuar dhe i dashur Bekim Fehmiu, Na thanë se ke vrarë veten. E pabesueshme! Ti Bekim nuk mund ta vrisje Bekim Fehmiun. Ai ishte i madh për t’u vrarë. E deshe ti atë apo nuk e deshe, ai nuk ishte vetëm yti. Ishte edhe yni. Ti linde në një qytet tragjik, ku filloi një luftë botërore e disa të tjera ballkanike. Ti linde në një kohë të pakohë, kur shqiptarët nuk kishin film, as ekran e as shtet të konsoliduar. Linde me shumë lindje shqiptare. Ato ishin lindje plotë dhembje, disa edhe të përgjakshme. Ndaj u detyrove, njësoj si Uliksi, të rrugëtoje e shpërnguleshe nga njëri qytet në tjetrin: nga Sarajeva, Shkodra, Prizreni, Prishtina… Udhëtove nga njëra kulturë në tjetrën, nga...