NJE KAFSHATE KAROTE/ INTEGRIM PERPARA ANETARESIMIT, 15 VITE NEN KONTROLL DHE MASA

NJE KAFSHATE KAROTE/ INTEGRIM PERPARA ANETARESIMIT, 15 VITE NEN KONTROLL DHE MASA

Bashkimi Evropian po përgatit një model të ri zgjerimi, ku vendet kandidate mund të integrohen gradualisht në politika dhe programe të Unionit edhe përpara anëtarësimit të plotë. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi propozimin e ri, duke theksuar se integrimi gradual nuk zëvendëson anëtarësimin, por u jep vendeve që avancojnë me reformat mundësinë të përfitojnë më herët nga tregu i përbashkët, programet evropiane dhe mekanizmat e bashkëpunimit. Por paralelisht me përfitimet e hershme, Brukseli kërkon edhe më shumë kontrolle. Pika më e fortë e planit është krijimi i një mekanizmi mbrojtës që mund të funksionojë deri në 15 vjet pas anëtarësimit. Në rast të shkeljeve serioze të sundimit të ligjit, demokracisë apo vlerave të BE-së, një shteti të ri anëtar mund t’i ndërpriten fondet dhe,...