Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Një jetë të tërë i shërbeu komunitetit”, ish- kryekomunari u nda nga jeta, reagon kryebashkiaku Marinaj
Me hidhërim mora lajmin e ndarjes nga jeta të një figurë të shquar të Kelmendit dhe mik i veçantë i imi Ndue Lelçaj. Një jetë të tërë i shërbeu komunitetit si mësues i dalluar dhe i përkushtuar ndaj formimit dhe edukimit të brezave, mision të cilin e ka përmbushur me sukses, sepse akoma edhe sot ish nxënës të tij shprehen me nderimet më të larta për mësuesin e tyre. Edhe në rolin e kryetarit të komunës së Kelmendit, ai sërish çdo ditë zgjodhi t’i shërbejë komunitetit me ndershmëri dhe përkushtim. Krejt jeta e Ndue Lelçaj është një udhërrëfyes për çdo individ dhe për çdo shoqëri që zgjedh ta ndërtojë vetveten përmes rrugës së drejtë, dijes, sakrificës, shërbimit, tolerances dhe punës së palodhur. Për krejt virtytet...