Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra
Një grup protestuesish janë mbledhur para kryeministrisë, ku po qëndrojnë nën çadra pasi kanë nisur reshjet e shiut. Ndryshe nga dje që pati disa sulme me gurë dhe molotovë drejt policisë, deri më tani nuk ka asnjë incident. Herë pas here përsërisin thirrjet e zakonshme për dorëheqjen e qeverisë. Më herët, protestuesit ndodheshin te Ministria e Arsimit e më pas marshuan drejt godinës së qeverisë. Kjo është dita e 20-të e protestës.
Burimi:
javanews.al