Një grua në krye të Burgjeve! Gogu firmos emrin e Sadleva Bodos pas dorëheqjes së Kupit
Sadleva Bodo është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit. Largimin nga posti Kupi e njoftoi përmes llogarisë së Facebook-ut, ndërkohë përmes rrjeteve sociale ministri i Drejtësisë e konfirmoi pranimin e dorëheqjes. Adriatik Kupi, i cili mori detyrën më 1 prill, e përshkroi kohën e menaxhimit të burgjeve prej tij si jo të lehtë. E ndërsa nuk bëri publike të fshehtat e dorëheqjes, ish-drejtori i përgjithshëm tha se “Ka pasur edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë”. Duke i lënë pa emra gurët e hedhur dhe në mister arsyet e kësaj vendimmarrjeje, Kupi shton se për disa gjëra koha do të flasë më qartë. Ndërkohë, tre orë pas këtij njoftimi, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu,...
Burimi:
javanews.al