Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Një furgon përmbyset në aksin Fier-Levan, përfundon në spital shoferi
👁7845
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Levan, ku një furgon pasagjerësh është përmbysur në rrugë. Sipas burimeve policore, në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë. Shoferi është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të disiplinuar trafikun në këtë segment rrugor.