Një fortifikatë mesjetare pararojë e pasurive minerale të Trepçës!

Një fortifikatë mesjetare pararojë e pasurive minerale të Trepçës!

Jahja Drancolli Pranë Trepçës, në pjesën jugore të zonës së fshatit të sotëm Rashan, ruhen rrënojat e një kështjelle të quajtur “Gjytet” ose “Qytet”. Qyteti i Rashanit është një fortifikim i periudhës së hershme bizantine, i ndërtuar gjatë shekujve IV-VI, rreth 5 km larg nga Mitrovica. Në dokumente si fortifikatë e Trepçës, e cila përmendet për herë të parë në vitin 1303. Ka një pozitë të favorshme gjeografike dhe, me një lartësi prej 851 m, ishte pararojë e burimeve minerale të Trepçës, si dhe kontrollonte rrugën kryesore, e cila shkonte nga Municipium DD për në Zveçan, Trepçë dhe Llap, si dhe rrugën tjetër Trepça-Vicianum-Novobërdë. Rrënojat e fortifikatës së quajtur nga vendorët “Gjyteti” ndodhen në një kodër të pjerrët, nga ku pamja përreth ka qenë gjithëpërfshirëse....