Një ekran i vogël dhe magjia e televizionit në Anglinë e viteve ’30.
Kur televizioni i BBC-së nisi transmetimet më 2 nëntor 1936, të pasurit një aparat televiziv ishte një luks i rrallë. Pajisjet kushtonin shtrenjtë, ndërsa sinjali mbulonte një territor të kufizuar, duke e bërë shikimin e televizionit një përvojë të pazakontë, veçanërisht jashtë Londrës. Në këtë realitet, një punëtor ferme nga Suffolk i Anglisë u bë personazh i njohur në komunitetin e tij, vetëm sepse kishte një televizor në shtëpi. George Boar, nga fshati Long Melford, pranë Sudburyt, përdori një trashëgimi për të blerë aparatin e tij televiziv. Në vitin 1937, ai pagoi 120 guinea për pajisjen, një shumë që sot vlerësohet në rreth 7.700 paund. Por kjo nuk ishte e vetmja shpenzim për të siguruar mundësinë e ndjekjes së transmetimeve. Boar pagoi edhe 70 paund...
Burimi:
kultplus.com