Një dokument në osmanisht ku përmendet shkollimi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)

Një dokument në osmanisht ku përmendet shkollimi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)

Dokument pa datë, i dërguar nga Mustafai në adresë të bejlerbeut të Rumelisë që vërteton tre pika të karrierës ushtarake të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut:  1. U arsimua në shkollën e jeniçerëve në Edirne dhe e filloi karrierën ushtarake pasi kishte plotësuar edukimin ushtarak.  2. Në kohën e dokumentit Skënderbeu kërkonte një zeamet që në këtë periudhë e gëzonin vetëm subashët, që do të thotë se ai tashmë ose ishte të paktën subash (komandant kazaje), ose kishte pasur një post të lartë në Edirne në hierarkinë e jeniçerëve, sepse vetëm në këto raste sipas rregullave mund të kërkohej një zeamet.  3. Dokumenti vërteton se Skënderbeu ishte aq “garip” saqë edhe eprori i tij, i cili kishte të drejtën për lëshimin e aktit të aplikimit, ia jepte këtë...