Një ditë para zgjedhjeve, Proda mesazh efektivëve të policisë të planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore

Një ditë para zgjedhjeve, Proda mesazh efektivëve të policisë të planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore

Paraditen e sotme, në ambientet e Drejtorive Vendore të Policisë, përfundoi instruktazhi me punonjësit e Policisë që janë planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore, ku do të zhvillohet procesi i votimit. Në instruktazh kanë marrë pjesë drejtuesit e Drejtorive dhe të Komisariateve, të cilët u kanë përcjellë punonjësve të Policisë porositë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda për angazhim, profesionalizëm, barazlargim dhe gjakftohtësi në përmbushjen e detyrave. “Ju përgëzoj për përkushtimin dhe profesionalizmin e deritanishëm nga ana juaj dhe e drejtuesve tuaj, dhe ju inkurajoj që këto ditë finale të jenë pasaportë besimi dhe vlerësimi...
Burimi: Top-Channel.tv