Një ditë para se të ulen në tryezë me Trumpin, Putin dhe Xi takohen kokë më kokë
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, zhvilluan një takim kokë më kokë në Shenzhen, një ditë përpara samitit të parë trepalësh me presidentin amerikan Donald Trump, i planifikuar për të enjten, më 19 nëntor. Ky është takimi i pestë mes dy liderëve gjatë këtij viti. Sipas Kremlinit, Putin synon ta informojë Xi-në në detaje për bisedimet e fundit mes Moskës dhe Uashingtonit lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Takimi dypalësh u jep dy udhëheqësve mundësinë të përafrojnë qëndrimet përpara se në tryezë t’u bashkohet presidenti amerikan. Megjithatë, vëmendja kryesore është përqendruar te takimi i tre liderëve. Trump pritet të diskutojë me Xi-në edhe çështje që Pekini mund të preferojë t’i shmangë, përfshirë kontrollin e armëve bërthamore....
Burimi:
syri.net