Një adoleshent dhe një 51-vjeçar që theu masën e arrestit në shtëpi, arrestohen dy të dyshuarit për zjarrvëniet në Konispol dhe Dukat

Një adoleshent dhe një 51-vjeçar që theu masën e arrestit në shtëpi, arrestohen dy të dyshuarit për zjarrvëniet në Konispol dhe Dukat

Janë zbuluar autorët e dyshuar për rastet e fundit në Konispol dhe Dukat dhe po ndiqen penalisht. Në Konispol u arrestua në flagrancë 25-vjeçari R.L., banues në fshatin Shalës, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte ndezur zjarr që shkaktoi djegien e 8 hektarëve me barishte dhe shkurre në fshatin Janjar. Një 51-vjeçar, S.I., banues në fshatin Janjar, dyshohet si bashkëpunëtor dhe po procedohet në gjendje të lirë. Nga hetimet rezultoi se më 27 korrik 2025, rreth orës 23:30, R.L. së bashku me S.I. ndezën zjarr në një sipërfaqe kullote, duke shkaktuar dëme të mëdha...