Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

Gjatë 4 viteve në sallën e Kuvendit, deputetët folën e propozuan shumë ide, por pak prej tyre e panë kartonin jeshil. Gjatë legjislaturës që lamë pas, u propozuan 61 nisma, 38 nga opozita dhe 23 nga socialistët. Demokratët kërkuan me ngulm ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ligjin për dekriminalizimin apo minimumin jetik. Socialistët kërkuan të largonin nga funksionet publike bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Të gjitha këto, ligjvënësit i harruan, duke u kthyer në spektatorë dhe votues të nismave nga Këshilli i Ministrave. Këtë fenomen, drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, e lidh me mungesën e pavarësisë që deputetët...
Burimi: Opinion.al