Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
‘Nisma Shqipëria Bëhet’ çel fushatën nga Vlora, Lapaj: Në 12 maj, mendojeni mirë!
Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka çelur pasditen e sotme zyrtarisht fushatën elektorale nga qyteti i Vlorës.Në fjalën e tij para mbështetësve të pranishëm në shesh, Lapaj shpalosi programin elektoral, ku ngritën shqetësimet për gjendjen ekonomiko-sociale të vendit. Lapaj deklaroi rritje të pagesës së invaliditetit në 200 euro, rritje të rrogave në arsim, buxhetin e arsimit me 2,39% të Prodhimit të Brendshëm.Një tjetër pikë programi ishte edhe ulja e taksave ndaj biznesit, rimbursimi, si dhe subvencionimi në bujqësi dhe blegtori Pjesë nga fjala e Adriatik Lapajt: Pensionistët e këtij vendi pas këtyre zgjedhjeve pension nën 200 euro nuk do të kenë. Programi ynë parashikon minimum jetik dhe pagesë invaliditeti 200 euro. Kemi një plan të qartë për ri jetësimin ekonomik të Shqipëri, ndër të cilat janë...