Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nisja e votimit nga diaspora, fillon sot administrimi i fletëve të votimit në Parkun Olimpik në Tiranë
👁8849
Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit nga diaspora që u procesuan në sistemin postar një ditë më parë, ndërkohë që të tjerat u nisën drejt qendrës së përpunimit në Leipzig duke u procesuar për në Tiranë. Avioni me dërgesa mbërriti rreth orës 17.00, më pas u dërguan për administrim në Parkun Olimpik. KQZ njoftoi partitë politike se janë të mirëpritura të marrin pjesë në pritjen e dërgesave të para në Parkun Olimpik. Pasi u skanuan zarfet, në total janë 735 vota të mbërritura në Parkun Olimpik. Top Channel