Nisin hetime në SHBA ndaj ish-prokurorit Jack Smith

Nisin hetime në SHBA ndaj ish-prokurorit Jack Smith

Jack Smith SHBA- Një agjenci federale ka nisur zyrtarisht hetime për ish-Prokurorin e Posaçëm, Jack Smith, i cili i ka mbikëqyrur dy hetime penale kundër presidentit amerikan, Donald Trump, pas mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Zyra e Këshilltarit të Posaçëm ka konfirmuar për agjenci të lajmeve, përfshirë Reuters dhe Associated Press, se është duke hetuar nëse Smith e ka shkelur ligjin i cili ua ndalon punëtorëve federalë të përdorin pozitën e tyre për aktivitete politike. Zyra e ka marrë këtë vendim pas një kërkese për hetime të nisur nga senatori amerikan, Tom Cotton, republikan nga Arkansasi....