Nisin bisedimet Rusi-Ukrainë, palët në tryezë me pjesëmarrjen edhe të sekretarit amerikan të shtetit

Nisin bisedimet Rusi-Ukrainë, palët në tryezë me pjesëmarrjen edhe të sekretarit amerikan të shtetit

Në Stamboll ka nisur raundi i parë i bisedimeve të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës që nga viti 2022. Këto diskutime po zhvillohen nën ndërmjetësimin e Turqisë, me synimin për të gjetur një mundësi për paqe dhe për të ndalur luftën që ka shkaktuar dhimbje dhe humbje jetësh. Ndihmësi i Vladimir Putinit, Vladimir Medinsky, po drejton delegacionin rus ndërsa ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, ekipin negociues ukrainas. E pranishme është edhe pala amerikane me në krye sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, foli shkurt përpara dy delegacioneve para nisjes së takimit trepalësh....
Burimi: Vizionplus.tv