Nisi jashtë një bilardoje…sherr me thika mes gjimnazistëve në Has, 16-vjeçari plagos 3 shokët e klasës
foto ilustruese HAS- Një konflikt mes bashkëmoshatarëve në Krumë të Hasit jashtë ambienteve të një bilardoje, ka përfunduar me plagosjen e tre gjimnazistëve 16-vjeçarë. Këta të fundit, sipas njoftimit të policisë, dyshohet se janë goditur me thikë gjatë sherrit nga një bashkëmoshatar i tyre. Policia bën me dije se dy prej të plagosurve janë transportuar drejt spitalit të Prizrenit, ku po marrin mjekim më të specializuar. Ndërkohë, autori i dyshuar është kapur nga policia, ndërsa është shoqëruar edhe një 16-vjeçar, i dyshuar si përkrahës i autorit. Njoftimi i Policisë Më datë 23.10.2026, rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, jashtë ambienteve të një bilardoje, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, i mituri me inicialet A. G., 16 vjeç, ka goditur me mjet prerës...
Burimi:
zeri.ai