Nis zyrtarisht Kategoria e Parë për këtë sezon. Kukësi e nis me këmbë të mbarë. “Paqe” në dy sfidat e tjera
5 Shtator 2026 18:28 Telesport Ka nisur sot zyrtarisht Kategoria e Parë për sezonin e ri 2026-2027. Sot janë luajtur tre takime dhe golat kanë qenë me pikatore. Kukësi fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Besëlidhjes. Lezhjanët kanë qenë shumë aktiv në merkato, por si duket ende nuk janë përshtatur dot. Në Fushë-Krujë, Iliria edhe pse dominoi ndaj Pogradecit nuk arriti të gjejë dot golin. Ndeshja u mbyll 0-0. Rezultat befasues në “Adush Muça”, ku Bylis nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj debutuesve të Sopotit. Ballshiotët kaluan të parët në avantazh me penalltina e shndërruar në gol nga Serxho Emini në minutën e 75-të. Në fund të minutave shtesë, Sopoti barazon shifrat 1-1 me supergolin e Sodiq Atanda nga distanca.
Burimi:
telesport.al