Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Nis zaptimi i plazheve në Sarandë, policia sekustron çadra e vendos gjoba
👁7212
Policia Bashkiake e Sarandës ka ndërmarrë një aksion monitorimi në plazhet publike, gjatë të cilit ka konstatuar dy subjekte private që kishin zaptuar në mënyrë të paligjshme hapësirën publike në plazhin e njohur si “Plazhi i Çentralit”. Këto subjekte kishin vendosur çadra pa leje, duke uzurpuar një pjesë të bregdetit që u përket qytetarëve dhe pushuesve. Për shkeljen e konstatuar, ndaj tyre është vendosur një gjobë administrative me vlerë mbi 200 mijë lekë të vjetra dhe janë sekuestruar të gjitha çadrat e vendosura pa autorizim. Policia Bashkiake e Sarandës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë çdo parregullsi...