Nis takimi i ministrave të Jashtëm të G20 në SHBA, në fokus ekonomia globale dhe tensionet gjeopolitike

Nis takimi i ministrave të Jashtëm të G20 në SHBA, në fokus ekonomia globale dhe tensionet gjeopolitike

Takimi dyditor i ministrave të Jashtëm të vendeve të G20-ës ka nisur të premten në Atlanta të Xhorxhias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbledhur përfaqësuesit e lartë diplomatikë të ekonomive më të mëdha të botës për të diskutuar sfidat kryesore globale. Takimi po zhvillohet nën drejtimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ndërsa në fokus të diskutimeve janë rritja ekonomike, siguria energjetike dhe ushqimore, liria e lundrimit dhe qëndrueshmëria e zinxhirëve globalë të furnizimit. Diskutimet zhvillohen në një kontekst të tensionuar ndërkombëtar, ku lufta në Ukrainë dhe zhvillimet që përfshijnë Iranin mbeten ndër shqetësimet kryesore për stabilitetin rajonal dhe ekonominë globale. Takimi nisi me fjalën hapëse të Marco Rubios, pa ceremoninë tradicionale të fotografisë familjare. Kjo pasi disa përfaqësues evropianë kishin bërë...