Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nis shkëmbimi i të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë, Zelensky: Po bëjmë çmos për t’i kthyer të gjithë në shtëpi!
👁12545
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se grupi i parë i ukrainasve është kthyer në shtëpi nga robëria si pjesë e shkëmbimit të fundit me Rusinë. Si Moska ashtu edhe Kievi ditët e fundit akuzuan njëra-tjetrën për pengimin e shkëmbimit, i cili u ra dakord gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll javën e kaluar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky tha se shkëmbimi do të vazhdojë në disa faza në ditët në vijim. Ai shtoi se grupi i parë që u kthye ishin të plagosurit dhe të plagosurit rëndë, si dhe ata nën 25 vjeç. “Po bëjmë çmos për...