Burimi:
Vizionplus.tv

Nis sezoni i kroçerave në Durrës, “MV Hamburg” me 270 turistë zgjedh bregdetin shqiptar
👁2147
Pas ndalesës në portin e Sarandës dhe Vlorës, kroçera MV Hamburg, me 270 pasagjerë në bord, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Ajo është mirëpritur nga kapiteni Taulant Allka, i cili i ka uruar mirëseardhjen kapitenit të kroçerës, Gaber Igor. “U nisëm nga Pireu me pasagjerë francezë dhe gjermanë në bord. Erdhëm në vendin tuaj të këndshëm, ndaluam më parë në Sarandë dhe Vlorë, për fat koha është e mirë. Nesër shkojmë në Kotorr, Mali i Zi, më pas në Ankona dhe destinacioni përfundimtar, Venecia.”, tha Gaber Igor. Kapiteni i portit, Taulant Allka, tha se nga viti...