Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Nis rinumërimi i votave, do hapen 44% e kutive në 4 qarqe
👁9348
Në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë, ka nisur rinumërimi i 2.323 kutive të votimit nga zgjedhjet e 11 majit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Procesi fillimisht ka nisur me hapjen e 94 kutive të bashkive Peqin dhe Gramsh të qarkut të Elbasanit (së bashku me kutitë e materialeve zgjedhore). Më pas do të vijohet me Tiranën (1.282 kuti), Fierin (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës (275 kuti brenda vendit + 85 nga diaspora.) Procesi realizohet nga 24 tavolina numërimi, ku janë ngritur 24 grupe me gjithsej 63 punonjës të administratës zgjedhore (48 numërues + 15...