Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nis puna për ngritjen e Qendrës Rajonale të EC në Finiq/ Vengu: Domosdoshmëri për përballimin e zjarreve
👁13763
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka bërë me dije se në ambientet e ish-repartit të Kranesë në Finiq ka nisur puna për ngritjen e Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile. Në një bashkëpunim të ngushtë me kryetarët e bashkive Delvinë, Finiq, Konispol dhe Sarandë, kjo nismë synon forcimin e kapaciteteve në përballimin e situatave emergjente, me fokus të veçantë tek zjarret që rrezikojnë zonën gjatë verës. “Kjo strukturë është një domosdoshmëri për rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale në përballimin e zjarreve në të gjithë rajonin, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur fluksi i vizitorëve është më i lartë dhe rreziku nga...