Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon
Pedagogë dhe studentë janë mbledhur paraditen e sotme, para Universitetit të Tiranës, aty ku kanë vendosur të mbështesin studentët. Stafet akademike kanë dalë në mbështetje të protestës së studentëve dhe në deklaratën e tyre ata shprehen se janë kundër dhunës që është ushtruar nga policia mbi studentët gjatë këtyre ditëve. Pedagogët nga universitete të ndryshme të Tiranës do të nisin marshimin drejt bulevardit kryesor “Dëshmorët e Kombit”. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi në fjalën e tij para të gjithë pedagogëve, i kërkoi kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen dhe t’i japë zgjidhje politike situatës së krijuar. Teksa tha se padogëgët janë në mbështetje të të rinjve, ai dënoi dhunën e ushtruar nga policia ndaj të rinjve që protestojnë. Sipas tij, kjo qeveri nuk...
Burimi:
gijotina.com