Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nis procesi i numërimit të votave në Delvinë, kryeson PS
👁2611
Foto ilustruese DELVINË- Ka nisur procesi i numërimit të votave në Delvinë. Po ashtu, ka dalë edhe rezultati i kutisë së parë, ku PS dominon ndaj PD-ASHM. Më konkretisht rezultati është: PS 103 vota, PD 47, Nisma Shqipëria Bëhet 16 vota dhe Koalicioni Euroatlantik 1 votë dhe PSD me 4 vota. Pritet që së shpejti të nis edhe numërimi i kutive për ZAZ-të e Bashkisë Vlorë. Ndërsa, mësohet se ka përfunduar edhe procesi i dorëzimit të materialeve në Bashkitë Sarandë Delvinë, Konispol dhe Finiq./ZËRI