Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nis numërimi i zarfeve nga Greqia, zbulohet urdhri i Nokës për numëruesit e PD: Kontestoni çdo fletë votimi
👁12006
Votat e mbërritura nga Greqia, të cilat u lanë pezull, kanë nisur të numërohen sot pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu bëri me dije se nga ana e PD është urdhëruar që numëruesit të kontestojnë çdo fletë votimi. “Çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve. Konkretisht, si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë: “Ne i kontestojmë të gjitha...