Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nis ndërtimi i shtëpisë muze të Dritëro Agollit, Baba Mondi bekon punimet
Baba Mondi DEVOLL- Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u hodhën themelet e Shtëpisë-Muze të një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe. Në ritin e kurbanit në themele të muzeut morën edhe kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj – Baba Mondi – dhe Elona Agolli, vajza e shkrimtarit. “Dritëroi është një nga figurat e kombit shqiptar, ka lënë një vepër të shkëlqyer, ku ka frymëzuar shumë shqiptarë për të përballuar vështirësitë. Falënderoj familjen, arkitektin dhe të gjithë dashamirësit e tij që po bëjnë këtë muze, për këtë figurë kaq madhe...