Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nis me tensione numërimi i votave të Diasporës, PD kërkon ndarjen e votave të Greqisë: Është bërë krim zgjedhor
👁5279
Votat TIRANË- Ka nisur me tensione numërimi i votave të Diasporës në qarkun e Korçës. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë. Kjo kërkesë është refuzuare nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Ky i fundit u ka kërkuar përfaqësuesve të PD-së që të vendosin kartën identifikuese në mënyrë që të ndiqej protokolli për të gjitha kutitë. PD nga ana tjetër pretendon se në Greqi është bërë një krim zgjedhor, pasi për ditë me radhë kutitë nuk po vinin, ndërsa sot kanë mbërritur të gjitha. Kjo gjë ka bërë që ata të kenë dyshime.