Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para fillimit të protestës së paralajmëruar për orën 21:00 kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, në vendngjarje kanë nisur brohoritjet në mbështetje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj. Në shesh është sjellë edhe një flamur gjigant kombëtar, me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa protestuesit kanë brohoritur “UÇK” dhe “Liri për çlirimtarët”. Pavarësisht që ka kohë që tyre fillojë protesta e paraparë në ora 21:00, qindra protestues janë mbledhur këtu në sheshin Skënderbeu, ku kanë filluar veçse brohoritjet e para duke thirrur  UÇK, siç po shihet  këtu kanë sjellur edhe një flamur gjigant kombëtarë, në krye me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku po thërrasin...