Nis grumbullimi i protestuesve te Ministria e Arsimit, forca të shumta policie dhe autobote uji në terren

Nis grumbullimi i protestuesve te Ministria e Arsimit, forca të shumta policie dhe autobote uji në terren

protestuesti para ministrise se arsimit TIRANË- Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit. Situata paraqitet e qetë, ndërsa policia ëshë vendosur në gatishmëri, duke monitoruar situatën. Në terren janë pozicionuar gjithashtu autobotet e ujit, në rast se situata përshkallëzohet dhe krijohen tensione. Protesta e sotme vjen pas asaj të një ditë më parë, ku regjistruan përplasje të ashpra dhe incidente. Si pasojë e përplasjeve, mbetën të lënduar disa policë e protestues, ndërsa rasti më i rëndë ishte i një 28-vjeçari, që u qëllua me plumb gome në sy./ZËRI