Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nis gjyqi i dosjes ‘Metamorfoza’, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar
👁10137
Gjykata e posaçme çeli shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarve të dosjes Metamorfoza katër muaj pasi çështja në seancë paraprake ishte mbyllur dhe kishte kaluar në gjykim themeli. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha prokurorët e SPAK kërkuan që të pandehurit të gjykohen për akuzat e ngritura zyrtarisht më herët ndaj tyre. SPAK tha se është kundër ndarjes së çështjes pasi dëgjoi disa nga të pandehurit qe kërkuan jo vetëm gjykim të shkurtuar por edhe veçim. Në seancë ishte i pranishëm vetëm i pandehuri Edmond Preka ndërsa mungonin të gjithë të pandehurit e tjerë të cilët sidoqoftë përfaqësoheshin nga avokatët e tyre....