Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nis ceremonia mortore e Papa Françeskut/ Arkivoli prej druri vendoset në Sheshin e Shën Pjetrit
👁3854
Funerali i Papa Françeskut ka nisur dhe arkivoli me trupin e tij është transportuar nga Bazilika e Shën Pjetrit në Sheshin e Shën Pjetrit. Shërbimi i varrimit të Papës Françesku këtë mëngjes po udhëhiqet nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re. 91-vjeçari italian u shugurua në Dioqezën e Breshias në vitin 1957. Në vitin 2001, Papa Gjon Pali II e shpalli atë kardinal. Ai u zgjodh si dekan i Kolegjit të Kardinalëve në vitin 2020 dhe Papa Françesku e zgjati mandatin e tij në shkurt të këtij viti. Mori pjesë në konklava e prillit 2005, e cila zgjodhi...