Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Ninati në alarm: Hajdutët vjedhin bagëti çdo natë, s’merret asnjë masë
Banorët e fshatit Ninat në alarm: Hajdutët po bëjnë kërdinë çdo natë në kasolle, vidhen bagëti dhe nuk merren masa Banorët e fshatit Ninat, në Bashkinë Konispol, po jetojnë me frikë dhe pasiguri. Prej disa ditësh, raste të njëpasnjëshme vjedhjesh të bagëtive janë raportuar nga banorët, të cilët thonë se hajdutët po veprojnë natën duke hyrë në kasollet e tyre dhe duke marrë bagëti të imta, të cilat më pas i therin pranë vendit të ngjarjes. Një banor i fshatit, që denoncoi ngjarjen për Saranda Web, shprehet: “Para 10 ditësh më hapën shtegun e kopshtit. Lajmërova policinë, por më thanë ‘mos e ke harruar vetë hapur, hajde s’ka gjë’… Para dy netëve dëgjova natën, manarët ishin mbledhur nën dritare. Thashë t’i trembte qeni....