Ngushtohet laku, njeriu i Belinda Ballukut merret i pandehur nga SPAK për abuzimet me tenderat, zëvendësja e Ramës…

Ngushtohet laku, njeriu i Belinda Ballukut merret i pandehur nga SPAK për abuzimet me tenderat, zëvendësja e Ramës…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP). Myzyri, njeriu i ngushtë i ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, është thirrur bashkë me avokatin, për t’u pyetur si i pandehur. Ai akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, e kryer në bashkëpunim. SPAK dyshon se Myzyri ka lejuar abuzime në procedurat tenderuese të zhvilluara nga Komisioni i Prokurimit Publik gjatë viteve 2020–2023. Dyshimet lidhen kryesisht me mungesën e garës së ndershme në shumë prej këtyre procedurave, ku në shumicën e rasteve ka marrë...
Burimi: Sot.com.al