Ngjarje tronditëse në Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar në ashensor, i mituri humb jetën

Ngjarje tronditëse në Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar në ashensor, i mituri humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arrameras në Fushë Krujë, ku një 16-vjeçar, i punësuar si kamerier në një restorant, ka humbur jetën pasi kolegu e shtyu në ashensor. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë kamerierin 26-vjeçar, Endri Stafuka dhe pronarin 62-vjeçar të lokalit, Afrim Vathi. 26-vjeçari, kamarier i këtij restoranti, dyshohet për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, si dhe pronari 62-vjeçar akuzohet për veprat "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë" dhe "Fshehje të të ardhurave". Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se 26-vjeçari, gjatë kohës që ndodhej në ambientet e restorantit, ka shtyrë me duar 16-vjeçarin brenda ashensorit. Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën. NJOFTIMI ZYRTAR Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë...