Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ngjarje e rëndë/ Një 26-vjeçar gjendet i mbytur nga peshkatarët në liqenin e Shkodrës
Një i ri është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të diele në ujërat e liqenit të Shkodrës. Viktima është shtetasi I. L., 26 vjeç. Autoritetet thonë se rreth orës 18:40, është marrë njoftim nga salla e Policisë Shkodër se në ujërat e liqenit është gjetur nga peshkatarët trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i të riut. Sipas autoriteteve, dyshohet se i riu vuante nga depresioni. Policia thotë se grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.