Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ngjarje e rëndë në Himarë, ndërron jetë një 23-vjeçare holandeze, plagoset një franceze
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Gjiri i Filikur” në Himarë. Policia bën të ditur se dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe, të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Gjithashtu, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi.